Balla ironizon LSI-në: Ajo forca e parë nga shkoi?

Balla ironizon LSI-në: Ajo forca e parë nga shkoi?

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka folur pas procesit të numërimit të votave në qarkun e Elbasanit, ku PS siguroi 7 deputetë, nga 14 që ka në total ky qark. Balla falënderoi gjithë mbështetësit dhe u shpreh se fitorja e PS është besim dhe përgjegjësi. Ai nuk nguroi të ironizojë edhe LSI e cila gjatë fushatës thoshte se do dalë forcë e parë politike.

“Falenderimi i parë u shkon të gjithë mbështetësve të këtij drejtimi që mori Shqipëria sot, një drejtim që i bën mirë Shqipërisë. E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë të gjithë këtë besim të madh që na dha qarku i Elbasanit. Jam shumë i sigurtë që gjithçka kemi nisur, për t’u shërbyer shqiptarëve në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit, do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë. Nuk e shohim këtë thjesht dhe vetëm si një fitore elektorale, por e shohim si marrjen e një besimi dhe një përgjegjësie shumë të madhe të shumë punëve që na presin për të bërë së bashku. Ne nuk heqim dorë nga angazhimi ynë për sa më shumë punësim, për sa më shumë mirëqenie dhe sigurisht për një shtet që t’u shërbejë të gjithëve. Procesi i numerimit në Elbasan ishte një proces i vështirë, por gjithçka shkoi brenda standardeve dhe tashmë çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forca e parë nga shkoi?”- tha Balla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy