Basha i përgjigjet Ramës: Cakto negociatorin, orën dhe vendin t’i kam lënë ty

Basha i përgjigjet Ramës: Cakto negociatorin, orën dhe vendin t’i kam lënë ty

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i ktheu përgjigje thirrjes për dialog të kryeministrit Rama vetëm pak minuta pasi ky i fundit përsëriti thirrjen për një tryezë për zgjidhjen e krizës politike. Në një fjalim para demokratëve në çadrën e protestës, Basha tha se PD kërkon dialog të vendosur fillimisht nga një negociator.   

Fjala e Bashës

Ti mos i ço në humnerë socialistët. Ne nuk kemi asgjë me ata që ndajnë bindjet e majta. Por nuk mund të pranojmë kurrë që vendin ta qeverisin një grup kriminelësh që nuk kanë asgjë të përbashkët as me demokratët, as me socialistët.

Lëri broçkullat, zgjidhe vetë vendin dhe orën. Unë nuk vij të bëj fotografi me ty. Nëse do dialog, cakto negociatorin se do të takohemi për Shqipërinë. Nëse je dakord, cakto negociatorin, numrin e tij e ke tash 8 ditë. Bëhu burrë, jo për vete, po për qytetarët. Të shkojmë në dialog të vërtetë dhe jo në dy monologje shterpë. Të kërkoj të ndahesh nga krimi dhe të ndani qeverinë nga krimi. T’u japim shqiptarëve të drejtën sovrane për të zgjedhur me votë të lirë qeverinë dhe qeveritarët që dëshirojnë. Cakto negociatorin, orën dhe vendin ta kam lënë ty. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy