Jeta e natës në Tiranë/ Organizatorët Preni dhe Vila: Ja zonat dhe moshat që e frekuentojnë më shumë

Jeta e natës në Tiranë/ Organizatorët Preni dhe Vila: Ja zonat dhe moshat që e frekuentojnë më shumë

Tirana është një qytet që pothuaj nuk fle kurrë, dimër e verë, ku jeta e natës ofron gjithmonë hapësira argëtimi, sidomos për të rinjtë.

Kosta Preni, menaxher klubesh dhe Darjo Vila, organizator festivalesh, ndanë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” të dhëna mbi aktivitetin e klubeve të natës dhe profilin e klientelës sipas moshës dhe zonës.

Kosta Preni:
Ndarjet e jetës së natës në qytete dhe rrethe të tjera janë kryesisht sezonale. Për shembull, në jug zhvillohen aktivitetet e verës, ndërsa në Korçë festa bëhen më shumë dimrit. 

Në kryeqytet aktiviteti është më i përqendruar dhe më i vazhdueshëm.

Jeta e natës frekuentohet gjithmonë e më shumë nga të rinjtë, kryesisht Gjenerata Z, dhe diapazoni i moshës është zakonisht deri në 25 vjeç. 

Por kjo varet edhe nga lloji i lokalit dhe muzika që ofrohet. Për shembull, në disa klube mund të ketë kombinime të pazakonta ku 60-vjeçarë kërcejnë bashkë me 20-vjeçarët, nëse muzika është e përshtatshme.

Jeta e natës në Tiranë nuk ka mbaruar, po dalin lokale edhe jashtë zonës së Bllokut dhe po krijohet një kulturë më ekocentrike dhe alternative.

Darjo Vila:
Tirana është gjithmonë një hap para sa i takon jetës së natës, pasi këtu është e përqendruar e tërë rinia. Mosha e klientelës ndryshon sipas lokalit, disa klube kanë klientelë më të re, disa më të rritur, ndërsa disa janë të përziera.

Në lokalin tim, klientela përcaktohet nga grupet muzikore që marrim. 

Për shembull, muzika rok ka ambientin dhe audiencën e saj specifike. Zona e Bllokut tani është më mirë në formë, por ne kërkojmë gjithmonë më shumë artistë, qofshin DJ apo muzika live, për të ofruar eksperienca të ndryshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy