Studiuesi Ernest Nasto flet për politikën në SHBA: Dy polet kryesore më të ndara se kurrë

Studiuesi Ernest Nasto flet për politikën në SHBA: Dy polet kryesore më të ndara se kurrë

Studiuesi dhe analisti i politikës në Amerikë Ernest Nasto tha se dy polet politike kryesore në SHBA janë më të ndara se kurrë.  Në një lidhje Skype për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Nasto u shpreh se opinioni në Amerikë sot është tepër i polarizuar, ndërkohë që theksoi se kufizimet më të mëdha ndaj lirisë së fjalës vijnë nga e majta, por jo nga ajo klasike, por e majta që është thellësisht jo liberale. Siç u shpreh ai presidenti Joe Biden ka qenë shumë efektiv në të kaluarën, por tashmë po tregohet i pafuqishëm për ti rezistuar këtij krahu që po tenton drejt jo liberalizmit.

“Opinioni në Amerikë sot është tepër i ndarë dhe i polarizuar, liberalët nga njëra anë nëse mund të quhen të tillë dhe konservatorët nga ana tjetër nëse mund të quhen të tillë e cila ka çuar në një mosdëshirë të zgjedhjeve të problemeve kryesore të politikës Amerikanë dhe kjo është pengesa më e madhe e kësaj ndarje.  Kufizimet më të mëdha ndaj lirisë së fjalës në Amerikë vijnë nga e majta dhe këtu nuk kemi të bëjmë me të majtën klasike liberale por me të majtën që është thellësisht jo liberale, antiliberale sepse po shpreh tendenca të qarta totalitare dhe autoritariste. Biden nuk është përfaqësues i kësaj të majte ekstreme por partia demokratike e sotme ka rënën nën ndikimin e kësaj rryme dhe nëse nuk i reziston kësaj furie atëherë kjo do të krijojë probleme. Biden ka qenë shumë efektiv në të kaluarën, por tashmë po tregohet i pafuqishëm për ti rezistuar këtij krahu që po tenton drejt jo liberalizmit”, tha Nasto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy