
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndëtesisë në Europë është shprehur se Europa duhet ta luftojë koronavirusin pa izolime të plota tani që autoritetet janë më mirë të përgatitur dhe kanë fituar njohuri thotë
Kreu i OBSH për Europën tha se dy muajt e fundit rastet janë rritur me 40 mijë raste më shumë në javën e parë të gushtit se në qershor kur shifrat ishin më të ulëtat, e megjithatë ai thotë se situata mund të menaxhohet me higjenë më të mirë, distancim dhe programe kombëtare të testimit dhe gjurmimit.
“Nuk jemi në shkurt. Mund ta menaxhojmë më ndryshe se në fillim të pandemisë virusin . Me masat themelore dhe me objektiv të qartë tani jemi në një pozitë më të mirë që të menaxhojmë shpërrthimet lokale”- tha Kreu i OBSH në Europë Hans Kluge.
Mesatarisht 26 mijë raste raportohen çdo ditë në Europe sipas OBSH. Por edhe pse një pjesë e mirë janë të rinj, drejtori i OBSH për Europë thotë se shkollat duhet të rihapen pasi mbyllja ka pasur pasoja negative te fëmijët.
Mund ta menaxhojmë virusin dhe të mbajmë ekonominë dhe sistemit e arsimit funksional, tha ai.
OBSH për rajonin e Europës që mbulon 55 vende ka regjistruar gati 4 milionë raste me Covid-19 dhe 215 mijë vdekje.



