Përkujtohet 25 dhjetori 1914 kur Vlora bie në duart e pushtuesve italianë

Përkujtohet 25 dhjetori 1914 kur Vlora bie në duart e pushtuesve italianë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një letër të Teki Selenicës, ku thuhet se Vlora kishte rënë në duart e pushtuesve italianë.

Ngjarja përkon me datën 25 dhjetor të vitit 1914.

“E keni marrë vesh pushtimin nga ana e Italisë? Ky pushtim ushtarak deri kur do të vazhdojë? Nëse ka diçka që nuk dihet, është që Italia nuk do të mjaftohet me kaq.”- shkruhet në këtë letër të Teki Selenicës drejtuar të atit, Mehmet Eminit.

Pas zgjerimit të pushtimit italian, nisi rezistenca kundër pushtuesve. Pas Kongresit të Lushnjes (1920), u krijua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me në krye Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës, një nga faqet më të lavdishme në historinë e luftimeve të shqiptarëve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy