Rama: Shpifjet, sharjet, gënjeshtrat po u tregtohen shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë

Rama: Shpifjet, sharjet, gënjeshtrat po u tregtohen shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer sërish vëmendjen te propozimi i bërë pak ditë më parë, për një paketë ligjore “anti-shpifje”.

Kreu i qeverisë thekson se sikur fëmijëve t’u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! 

Përmes një postimi në "Twitter", thotë se shpifjet, sharjet dhe hilet po përdoren sot nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë për të mundur kundërshtarin.

Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t’u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë”, shkruan kreu i qeverisë.

Propozimi i kryeministrit ka ngjallur debat në opinionin publik ku opozita e ka akuzuar se me këtë nisëm ai do të bllokojë fjalën e lirë.

rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy