
Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për t’i hapur rrugën arrestimit të Arben Ahmetajt. Këshilli i Mandateve ka vendosur në mënyrë unanime të pranohet kërkesa e SPAK për t'i hapur rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit. Deputeti i PD, Gazmend Bardhi, tha se ajo ku nuk u ra dakord me maxhorancën ishte koha e miratimit të vendimit në seancë plenare. “Me vota unanime u vendos t’i rekomandohet seancës plenare për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetit Ahmetaj. U ndamë në kohën se kur seanca plenare duhet të miratojë këtë kërkesë", tha ai.



