Të paktën 59 të vdekur dhe 120 të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi kamikaze të kryer në një shkollë policie në Kueta, kryeqendër e provincës pakistaneze Balukistan. Lajmin e bën të ditur “DawnNews Tv”.
Sulmi është kryer gjatë natës, në kohën kur 700 kadetë të rinj po flinin. Dy prej kamikazëve kanë hedhur veten në erë, ndërsa një i tretë është vrarë nga policia.
Sulmi është kryer pas orës 23:00 me orën lokale dhe është pasuar nga shkëmbimi i zjarrit për rreth 2 orë.
Dyshohet se autorët e sulmit i përkasin lëvizjes sunite Lashkar-e-Jhangvi Al Almi.



