
Qeveria socialiste kishte premtuar se deri në qershor të vitit 2020 nuk do kishte me qese plastike. Qëllimi, ishte mbrotja e mjedisit. Por ky premtim nuk u mbajt dhe angazhimi i socialistëve është që në maj të këtij viti, qeset plastike do hiqen nga përdorimi.
Lidhur me këtë temë, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV eksperti Endri Haxhiraj, deklaroi se plastika është një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Ai tha se rruga për ti dhënë një zgjidhje këtij problemi është ndalimi i tyre që në gjenezë si dhe duhet një bashkëpunim me prodhuesit për të gjetur një alternativë.
Ndër të tjera ai shtoi se për eliminimin e qeseve të plastikës duhet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe rikthimi te trasta apo qeset e letrave.
Intervista
Z. Haxhiraj, cili është demi që shkaktohen në mjedis nga përdorimi i plastikës? Mbetjet plastike cilësohen si ndotësit kryesorë që depozitohen në brigjet e vendit tonë…
Është një nga ndotësit që zënë masën më të madhe kemi shëtitur gjithë bregdetin dhe ku ka grykëderdhje të lumenjve ka mbetje të shumta plastike, kimikate përzierë me plastikën. Pra në çdo vend, por këtë e dimë dhe shohim dhe një fenomen tjetër është dhe ndotja e pamjes. Njerëzit s’kanë më kënaqësi për të tilla ambiente. Dëm tjetër nga plastika janë dhe djegiet e saj që i bëjnë njerëzit e pandërgjegjësuar, ku tymi i dalë prej tyre është një ndër ndotësit më të rrezikshëm nga plastika. Kemi dhe shtimin e mbeturinave në total kur i nxjerrim jashtë shtëpisë dhe duhet të kuptojmë se kostoja sot e heqjes së mbeturinave bëhet nga shteti. Duke shtuar sasinë e mbetjeve kërkohen dhe më shumë landfille të cilat nuk janë një e mirë për mjedisin. Shtimi i mbeturinave shton punën te nceneratorët që do punojnë si një fabrikë dhe do prodhojë tymin e plastikës. Prandaj duhet të jemi koherent dhe njësoj me direktivat e BE nëse synojmë të hymë në Evropë.
Z. Haxhiraj, a mund te jete një zgjidhje që fillimisht qeset plastike të ndalohen në gjenezë, pra në pikat e prodhimit të tyre apo në dogana?
Jo alternativë por kjo është rruga por duhet të punojmë, duhet të bashkëpunojmë me prodhuesit për të gjetur një opsion të ri në biznesin e tyre. Nga ana tjetër qeset e importit çfarë janë të pariciklueshme nuk duhet të hynë më në prodhim. Kjo nuk mund të frenohet vetëm me frenimin e importit dhe prodhuesit por edhe të qytetarëve. Vërtet ne po e ndalojnë por njerëzit që i bëjnë presion shitësit atëherë del forma ilegale prandaj duhet dhe ndërgjegjësimi i njerëzve, duhet të kthehemi te trasta, sepse është një mënyrë mjedisore që sot evropianët e përdorin, ose te qeset prej letre, dhe ky mund të jetë një bashkëpunim me prodhuesit nga qesja te letra.
Është vetëm qesja plastike që duhet të hiqet nga qarkullimi, apo edhe produkte të tjera?
Ka një moment plastika kur është shpikur nuk është se është produkt negativ në vetvete por prodhimi në masë e ka bërë problematike. Keqpërdorimi, prandaj plastika nuk duhet të zhduket totalisht, por ajo e pariciklueshme duhet të shkojë deri në një masë të caktuar, duhet të ndalohen jo vetëm qeset por dhe produktet e tjera. Zakonisht duhet të gjenden forma të buiodegradueshme, atje ku depozitohen të shpërbëhen pa krijuar ndotje për mjedisin.



