Kërcënimi i sigurisë në Evropë/ Gashi: Borell me këto deklarata mundohet të përfitoj edhe një mandat në prag të skadencës (VIDEO)

Kërcënimi i sigurisë në Evropë/ Gashi: Borell me këto deklarata mundohet të përfitoj edhe një mandat në prag të skadencës (VIDEO)

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, tha se Evropa po përballet me dy “luftëra brutale” pranë kufijve të saj dhe shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Këto deklarata të Borell, eksperti i Sigurisë nga Kosova, Milazim Gashi, në një komunikim për MCN live, i sheh më shumë si përfitime të Borell në fund të skadencës së mandatit të tij.

Shihet qartë që Evropa dhe BE tani gjendet në një proces zgjedhor në kuadër të BE-së, andaj elementi që tani për tani është garantim është faktori NATO në rajon dhe realisht Josef Borel është në skadencë të mandatit të tij si politikan dhe si diplomat i BE-së andaj çdo deklarim i tij merret me rezervë pasi mund të atribuohet për interesa të tij personale siç shihet edhe deri më tani dhe politikat e tij ën aspekt me Ballkani perëndimor.

Ne e gjykojmë z.Borell se deklarata e tij në një element kanë qenë konstruktiv ne raport me Kosovën, së fundi të përfitoj edhe një mandat të tij në kuadër të BE-së.

Eksperti i sigurisë, vlerëson se nuk ka rrezikshmëri për ndonjë krizë të mundshme në Ballkan, dhe se këto nuk janë gjë tjetër veçse politika ditore ose thashetheme të çfarëdo diplomati.

Në kuadër të NATOs nuk e kemi asnjë proces zgjedhor andaj dhe në kuadër të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, politikat gjeostrategjike që përfshijnë dhe Ballkanin, këtë pjesën tonë që përfshihet edhe Shqipëria janë nën mbikëqyrje të hekurt, për shkak se çdo kufi i një shteti në Ballkan mund të merr përmasa më të gjerë dhe mund të kemi pasoja, kështu që NATO është syçelë dhe po shpresoj të shkohet edhe drejt inkorporimit të Serbisë në NATO dhe Ballkani të merr një konotacion vërtetë euroatlantik.

NATO është garantues dhe politikat e sigurisë në tij ën Ballkanin Perëndimor nuk lëvizin fare sa i përket kësaj pjese politke që po aktivizon për mandat e jo të ndonjë krize të mundshme. Ballkani është 98% në NATO dhe të gjitha këto janë më shume thashetheme dhe politika ditore ose javore të çfarëdo diplomati evropian që deklarohet në këtë fazë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy