Rritja e çmimeve, Preçi: Situata reflekton mungesën e politikave të brendshme, borxhi publik mbetet kërcënim (VIDEO)

Rritja e çmimeve, Preçi: Situata reflekton mungesën e politikave të brendshme, borxhi publik mbetet kërcënim (VIDEO)

Analisti Zef Preçi në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me rritjen e çmimeve për të cilën u shpreh se situata reflekton mungesën e politikave të brendshme.

Ai shtoi se problemet nuk zgjidhen me propaganzdë, ndërsa theksoi se mbetet e nevojshme rishikimi i buxhetit të shtetit. Preçi nënvizoi se përdorimi i paketa është bërë i domosdoshëm dhe se sipas tij borxhi publik mbetet një kërcënim.

Kjo situatë reflekton mungesën e politikave të brendshme si reduktimi i sipërfaqeve të mbjella, reflekton mungesën e politikave të përshtatshme është goditje e ofertave në tregun e brendshëm. Problemet nuk zgjidhen me propagandë dhe shoh se politika është e paqartë dhe e pasigurtë dhe ka shumë mediokritet tek këto që po ndodhin.

Askush nuk debaton hapur dhe me shifra, askush nuk diskuton hapur për kostot që ka sjellë kjo krizë dhe nevojën për të rishpërndarë buxhetin dhe jo për të hequr taksat. Është e nevojshme rishikimi i buxhetit të shtetit. Nëse para 2 vitesh banka vlerësonte se jetohej me 5.5 dollarë në ditë për frymë kjo peshë është rritur tashmë dhe është bërë më e domosdoshme përdorimi i paketave. Por po shiten si të reja ato paketa që ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2022.

Referenca e varfërisë dhe ndërhyrja shtetërore për shtresat në nevojë është më e domosdoshme se kurrë. Rritja e çmimit të energjisë prej tyre çon në rritjen e çmimit të mallrave automatikisht dhe preket direkt konsumatori.  Vazhdon të përkeqësohet klima e biznesit që vazhdojnë të jepen copa Shqipërie pa kurrfarë interesi publik të identifikueshëm që shkojnë kundër rrymës. Borxhi publik mbetet një kërcënim. Ndërhyrja është arbitrare, ekonomia ose ishte ose nuk ishte dhe në këtë kuptim kjo ndërhyrje është e çuditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy