
Kryeministri Edi Rama deklarohet i prerë lidhur me zërat për ndryshime në kabinetin qeveritar.
Ndryshime në kabinet s’ka arsye që të ketë.
Kështu tha kreu i qeverisë mbrëmjen e sotme, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.
Pyetjes nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën, nëse merr drejtimin e Partisë Demokratike, ai iu përgjigj “Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”.
Po ashtu ai bëri të ditur se në qendër të mbledhjes së Kryeisë ishte Kongresi i PS, i cili do të mblidhet së shpejti.
Kemi folur edhe për vazhdimin e procesit të mbledhjes së opinioneve konfidenciale, të gjithë përfaqësuesve të grupit dhe Kryesisë, për dhënie opinioni për kandidatin/en për President. Më e rëndësishmja është që në Kongres ne do të paraqesim rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Është hera e parë që ndodh në Shqipëri dhe nga Kongresi do u tregojmë njerëzve se pse Këshillimi Kombëtar ka rëndësi.



