Projektbuxheti i vitit 2026 pritet të arrijë në 8.8 miliardë euro, me një rritje prej rreth 500 milionë eurosh krahasuar me buxhetin e vitit 2025.
Por, sipas ekspertit të ekonomisë Igli Tola, i ftuar në emisionin “MCN Live”, ky buxhet nuk sjell risi të rëndësishme dhe përfaqëson thjesht një vazhdimësi të buxhetit të vitit të kaluar, pa një qasje strategjike zhvillimi.
Nëse ndalemi te detajet, shohim shumë pak ndryshime. Projektbuxheti i vitit 2026 është në thelb një vazhdimësi e atyre të viteve të fundit, përfshirë atë të 2025-s.
Problemi kryesor qëndron në mungesën e një plani të qartë zhvillimor.
Nuk ka një qasje të mirëpërcaktuar se cilët sektorë do të mbajnë peshën e zhvillimit ekonomik apo do të shërbejnë si ‘lokomotivë’ për ekonominë shqiptare.
Edhe sipas parashikimeve të Bankës Botërore, rritja ekonomike për vitin 2026 pritet të mbetet në nivelet e zakonshme, mes 3.5% deri 4%,.
Një tjetër çështje që Tola ngre është rritja e pensioneve, të cilën ai nuk e sheh si zgjidhje afatgjatë.
Për të, rritja e pensioneve nuk mund të jetë një bonus.
Nuk mund të flasim për rritje të vërtetë pensioni kur ajo paraqitet si bonus.
Një rritje reale do t’i bashkëngjitej përhershëm pensionit bazë dhe do të aplikohej pa afat.
Kur flasim për ‘bonus’, kemi të bëjmë me një masë të përkohshme, me afat fillimi dhe afat .
Ndonëse bonusi parashikohet të zbatohet gjatë gjithë vitit 2026, nuk ka garanci buxhetore për vazhdimësinë e tij në vitet pasuese.
Skema e sigurimeve shoqërore prej kohësh po përballet me probleme të qëndrueshmërisë financiare, ndaj shteti detyrohet ta subvencionojë nga buxheti.
Kjo krijon pasiguri për mënyrën se si do të mbështeten pensionistët në të ardhmen.



