Dhori: Qeveria nuk i incentivon fermerët, i vendos shkopinj nën rrota, duhet t'i japim shtysë bujqësisë

Dhori: Qeveria nuk i incentivon fermerët, i vendos shkopinj nën rrota, duhet t'i japim shtysë bujqësisë

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se fshati po zbrazet çdo ditë dhe se është nevojë e menjëhershme që qeveria të kthejë sytë nga fetrmerët dhe blegtorët.

Duke vijuar më tej, shpjegimin e saj, Dhri tha se fermerët jo vetëm që nuk po nxiten, por po i vihen shkopinj nën rrota.

Ajo që tha fermeri është ai që ai prek, është realiteti që prek çdo blegtor. Fshati po zbrazet, jo vetëm për lëvizjet demografike drejt zonave të urbanizuara, por dhe largimet masive. Çfarë duhet të bëjë ministria? Duhet të kthehen sytë nga fshati që ka % më të lartë të forcave të punësuarve. Në kushtet e krizës që po jetojmë duhet të kthejmë sytë nga fshati për të balancuar tregjet.

Duhet t’i japim një shtysë bujqësisë që ai të ketë mundësi të mbajë fermën dhe të incentivohet prodhimi vendas. Ajo që tha fermeri, ishte jo vetëm mungesa e incentivimit, por dhe shkopinjtë nën rrota p.sh. për eksportet e lopëve që prodhojnë më shumë qumësht. Është e papranueshme të paguhet doganë për një lopë që jo vetëm do i shërbejë fermerit, por dhe tregut. Sikurse  paneleve i janë hequr TVSH nuk e kuptoj si vijohet me TVSH për gjënë e gjallë. Para një viti vendosën 10% për të gjitha inputet që ishin trefishuar, u vendos  10% që rëndoi fermerin. Çmimi i naftës rëndon fermerin që jo vetëm nuk është subvencionuar, jo vetëm që i blen inputet 2-3 herë më shtrenjtë. Jo të gjithë fermerët kanë përfituar subvencionet. Nuk kanë përfituar të gjithë, qeveria ka vendosur një fond x, 14 milionë dollarë dhe thotë ministrja deri në dhjetor do të vijojë shpërndarja e naftës. Me anë të kësaj naftë dhe tollonave qeveria mundohet t’i gënjeje fermerët me këto fushatë para dhe pas zgjedhjeve është mënyra që ka zgjedhur për ta penguar bujqësinë, qoftë me mënyrën si nuk i incentivon. Po them që s’ka bërë asgjë për ta ndryshuar situatën siç po bën me investitorët për panelet diellore. Nuk jam në atë grup që subvencionet janë gjithçka, por fermerët  e blejnë naftën në treg si qytetarët.

Më tej, Dhori tha se një fermer shqiptar përfiton vetëm 3 euro subvencionim për hektar, një shifër shumë e ulët në krahasim me rajonin dhe  vendet e BE-së.

Fermerët shqiptarë subvencionohet më pak se fermerët e rajonit apo në BE. Një fermer përfiton 3 euro për hektarë subvencion, ndërkohë që 42 euro shkojnë si shpenzime që jep ministria po shkojnë për pjesën administrative. Çfarë ndodh në rajon. 69 euro për hektar përfiton një fermer si subvencion. Bosnja, mbi 60 euro. Mesatarja në BE është 400 euro për hektarë, kur rreth 200 euro shkojnë për fermerët. Kemi raste të panumërta ku fondet e IPARD janë marrë nga administratorë të inceneratorit të Tiranës apo me nepotizëm, një seleksionim jo i drejtë i përfituesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy