Një person i armatosur hap zjarr në Jeruzalem, 8 persona të plagosur

Një person i armatosur hap zjarr në Jeruzalem, 8 persona të plagosur

Të paktën tetë persona janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një autobus pranë Murit Perëndimor në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, thonë zyrtarët izraelitë.

I dyshuari hapi zjarr teksa pelegrinët po ktheheshin nga lutjet në vendin e shenjtë. Dy persona, mes tyre një grua shtatzënë, janë në gjendje kritike për jetën. Agresori u larguanga vendngjarja, por tashmë thuhet se është vetdorëzuar.

Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm. Mijëra besimtarë udhëtojnë për t'u lutur atje çdo vit. Shërbimet e urgjencës izraelite thanë se personi i armatosur kishte në shënjestër një autobus pranë Varrit të Mbretit David dhe një parking makinash pranë Murit Perëndimor.

Shoferi, Daniel Kanievsky, u tha mediave lokale autobusi i tij ishte plot me pasagjerë në momentin e të shtënave. Një grua shtatzënë u qëllua në bark dhe iu desh të bënte një operacion urgjent cezarian, dhe raportohet të jetë në gjendje serioze, por të qëndrueshme shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy