Zhvillimet në politikë/ Mziu: Balluku, së shpejti kryeministre e Shqipërisë (VIDEO)

Zhvillimet në politikë/ Mziu: Balluku, së shpejti kryeministre e Shqipërisë (VIDEO)

Deputeti i PD-Xhelal Mziu, në “MCN live”, deklaroi se bashkë më zhvillimet e fundit në vend, PS do të pësoj ndryshime të mëdha në strukturë.

Mziu referuar burimeve të tij nga partia kundërshtare, tha se dy eksponentët kryesor për trashëgues të Edi Ramës, janë Erion Veliaj dhe Belinda Balluku.

Sipas tij, zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë.

Nga të gjitha sondazhet që po bëhen këto ditët e fundit, është ulur në pikiatë PS, pra është një situatë rëne të lirë.

Nga informacionet që kam nga PS, kemi një lobim, dy eksponentët kryesor se kush mund të jetë trashëgimtar i Ramës. Një numër i konsiderueshëm tentojnë që të jetë z.Veliaj, trashëgimtari, pro kryeministri ka bërë disa lëvizje dhe sot ka një zëvendëskryeministre e cila luan rolin e kryeministrit. Shumë shpejt do të jetë kryeministria e Shqipërisë- zv.kryeministrja që është tani.

Jo vetëm aq dhe protesta e datës 11 shkurt, do të jetë një element sensibilizues edhe përtej kësaj dhe ja po aq i bindur se këto ndryshime  do të jenë shumë shpejt jo vetëm brenda PS, por do të ketë edhe veprime të tjera që jo vetëm për shkak të SPAK-ut por edhe për shkak të hetimeve që po bën SHBA, do të ketë ndryshime të jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy