
Politika është ortak për ndërtimet pa leje, ortak në pazare, as opozita nuk është shprehur. Janë shokët e vetë, pse do i godasim që tani, ne do vijmë në pushtet, kështu ka ndodhur ndër vite.
Se unë që do vij, dua të vjedh sa ai në mos më shumë. Drejtësia që ne po shohim është totalisht në gjumë.
Është ky mendimi i ndarë nga avokati Redon Meksi në studion e MCN Live, duke shtuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim për “Salillarin”.
Salillari ku është, po merr tenderin e radhës, nuk është se po dënohet. Janë ortakë, asgjë më shumë, prokuroria po fle gjumë. Por harrojnë se do vij një ditë dhe këto dosje do hapen prapë.
Vendimi është vetëm në media, nuk ka shkuar asnjë shkresë atje, vazhdon puna. Kryesorja është se askush nuk merret me ndërtuesit. Ne duam të shohim që forca e prokurorisë dhe e ligjit vepron.
Kur vjen rasti i fundit me ‘Morinën’, pamë që kishin gjetur një foto në Goggle Earth dhe thanë se nuk ka ndërtim.
Në këtë formë ke gjetur një mënyrë si të mos e hetosh çështjen. Këta kanë gjetur një mënyrë se si të mos hetojnë, por harrojnë se në mos sot nesër do të vijë dita kur do të japin llogari.



