
Në pjesën e dytë të emisionit “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi në MCN TV, analiza u përqendrua te situata në Ukrainë.
Ish-ministri i jashtëm dhe historiani Paskal Milo, u shpreh se megjithë bisedimet që sapo kanë filluar, duket se synimi i presidentit rus Putin, ngelet marrja e Kievit, që më pastaj të ketë lehtësira në këto bisedime dy paleshë.
E vetmja marrëveshje sot, ishte krijimi i korridoreve humanitare për të furnizuar me ilaçe dhe ushqime dhe u la për një takim të tretë. Megjithatë Putin ishte shumë i hapur që do ti shkojë deri në fund objektivave të tij dhe presidenti francez Macron i tha se je gabim. Ajo çka tha ministrja e Francës tha se ne do të lemë një hapësirë komunikimi me Putinin por nga ana tjetër çoi armbajtësen e Francës në ujërat e detit të Zi.
Putini do të marrë me patjetër Kievin, dhe pastaj do të ketë lehtësi në këto bisedime.



