Bozdo: Problemet me energjinë, nga keqmenaxhimi i KESH. Qeveria pasurohet nga inflacioni

Bozdo: Problemet me energjinë, nga keqmenaxhimi i KESH. Qeveria pasurohet nga inflacioni

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo komenton faktin se në gjashtë muajt e fundit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka importuar rreth 190 milionë euro energji elektrike nga jashtë, me 250 -350 euro për megavat për orë dhe flet për keqmenaxhimin e kaskadës së Fierzës.

Ai thotë se problemi ka filluar një vit më parë, ku kaskada vajti thuajse në fund.

Duke folur për MCN Tv, ai deklaroi se situata mund të përballohej fare mirë me energji e cila kushtonte lirë dhe pastaj e gjithë rezerva të përdorej në dimër.

Është gabim fatal i KESH dhe qeverisë, e cila është akskionere. Kjo solli në pagesën e qindra milionë euro, e cila duhet thënë se nuk varet nga Shqipëria. Për fatin tonë të keq do mbahet i lartë për një periudhë relativisht i gjatë.

Problemet në sektor vijnë nga keqmenaxhimi i KESH, kemi të bëjmë me një sistem ndërmarrjesh j vetëm problematik, por edhe keqmenaxhim i situatës. Në një situatë tjetër ekonomike financiare dhe menaxheriale kjo kosto nuk do ishte kaq e lartë.

Sa i takon denoncimit të tenderave për rrugën Kardhiq-Delvinë, që Kryeministri Edi Rama pritet ta inaugurojë në fillim të korrikut dhe katërfishimin e kostove, Bozdo deklaroi se PD denoncoi por bëri edhe një historik të të gjitha prokurimeve dhe rritjes gati katër herë më shumë të kostove për segmente të tilla.

Në standardin e qeverisjes së PD, mbi të gjitha ka ndërtuar rrugë. Në 8 vite e ktheu në kantier ndërtimi Shqipërinë, ne kemi ndërtuar 1 km autostradë me 950 mijë euro që është në mesataren e kostos së vendeve të BE.

Këtu kemi katërfishin e kostove, segmente të tenderuara 1 apo dy herë. Është dhe ARRSH që ka bërë pagesa të tjera në emër të ndryshimit të çmimit të materialeve. Detyra jonë është të denoncojmë.

Dy nga kompanitë janë klientë të Kryeministrit. Është detyrë e organeve të drejtësisë të hetojnë. Është skemë korrupsioni e përdorur jo për herë të parë. Stretegji kjo e qeverisë, fryrja e kostove.

Detyra e opozitës është të denoncojë skema të tilla.

Pyetjes për protestën e thirrur më 7 korrik, prirur kryesisht nga rritja e çmimit të naftës por dhe produkteve të tjera se kush janë oligarkët e naftës, ai tha se opozita denoncon fenomenin.

Sipas tij, në këtë rast ajo që intereson më shumë është një çmim i tejskajshëm i naftës që furnizon ekonominë shqiptare është një nga 10 çmimet më të larta në botë.

Nëse do marrim cilësinë e diesel, do ishim pa frikë vendi i parë në botë për naftën më të shtrenjtë dhe cilësinë më të dobët. Përballë kërkesës së PD për të ndryshuar diçka në ngarkesën fiskale të naftës, e cila ngarkohet më shumë se në çdo vend të botës fiskalisht, Kryeministri i ka dhënë një jo të prerë duke thënë se sa të jetë ai Kryeministër një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo krizë ka prekur qytetarët dhe ekonominë nëpërmjet një inflacioni tejet të lartë 6-7% dhe në rënien e fuqisë blerëse. Vende të ndryshme që të mos e lejojnë ekonominë të futen në spirale të rrezikshme kanë përgatitur paketa që i kanë shpërndarë për familjet në nevojë, pensionistë dhe shtresat vulnerabël.

Qeveria as këtë nuk do ta bëjë. Në këto 5 muaj vetëm për shkak të rritjes së çmimit të lëndëve të para, ka akumuluar plus në buxhetin e shtetit 400 milionë euro.

Do kishte diçka që do shkonte më keq në këtë vend, nëse vendi nuk do kishte qeveri fare? Absolutisht jo! Për çfarë na hyn në punë kjo qeveri? Qeveria pasurohet nga ky inflacion dhe me këto para nuk pranon të financojë ata që vërtetë kanë nevojë.

Sa i takon tryezës për reformën territoriale dhe asaj zgjedhore, shtoi se shumë shpejtë do të ketë qëndrim nga ekspertët e PD, duke shprehur bindjen se nuk beson se do të implementohen për këto zgjedhje.

Ajo që u shit si reformë territoriale praktikisht ka dështuar. Me shërbimet e përkeqësuara ndjeshëm, kemi edhe variantet tona për çfarë do kërkojmë për reformën zgjedhore.

Por do të luftojmë fort që votat as mos të vidhen dhe as mos të blihen dhe këtu opozita është serioze në qëndrimin e saj. Me rëndësi në kalendarin tonë politik është protesta e datës 7 korrik, kemi ftuar të gjithë ata me parti apo pa parti.

Opozita është u vetmi instrument për të ndryshuar situatës, ftojmë të gjithë të dalin në shesh. Shqipëria është realisht në rrezik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy