Përmbytjet/ Berisha: Qindra familje në Lezhë e Shkodër në mëshirën e fatit. Mbrojtja Civile inekzistente

Përmbytjet/ Berisha: Qindra familje në Lezhë e Shkodër në mëshirën e fatit. Mbrojtja Civile inekzistente

Kreu i PD Sali Berisha tha sot se dënon me forcë qëndrimin sipas tij të papërgjegjshëm të qeverisë, ku qindra familje në Veri të vendit “janë lënë në mëshirë të fatit”. Berisha theksoi se është inezkistente Mbrojtja Civile. 

 

Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit. Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë. Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë. Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para. Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë. Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin me shqetësim të madh situatën. Ata përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera. Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy