Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech do të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Pakti do të publikohet të premten. Ndërkohë, vendet e BE kanë shtuar pakënaqësinë ndaj PFIZER, pasi kompania po shpërndan dy herë më pak vaksina sesa ishte rënë dakord.



