Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike të paidentifikuara. Një lajm i tillë është bërë e ditur nga forcat e armatosura të Koresë së Jugut.

Raketat u hodhën në Detin Lindor, siç specifikohet nga komanda ushtarake e Koresë së Jugut, duke iu referuar trupit të ujit të njohur si Deti i Japonisë.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, i cili citon një zyrtar qeveritar, dy raketat balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut kanë rënë jashtë Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Gjatë vitit 2022, regjimi i Phenianit ka lëshuar ​​35 raketa, duke përfshirë edhe ato të sotmet, 16 prej të cilave midis muajit shtator dhe nëntor.

Lançimi i sotëm i raketave vjen disa ditë pas testit të Koresë së Veriut të një motori me lëndë djegëse të ngurtë që ekspertët thonë se do të mundësonte nisje më të shpejtë dhe më të lëvizshme të raketave balistike. Testi i fundit i një rakete balistike i kryer nga Pheniani daton në 18 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy