Qytetarët ankesa për ONE, Liçaj: Problemet për shkak të implementimit të një teknologjie të re

Qytetarët ankesa për ONE, Liçaj: Problemet për shkak të implementimit të një teknologjie të re

Edmond Liçaj, ekspert IT deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” shqetësimet që kanë ngritur qytetarët për shërbimin e kompanisë “One Albania” kanë ardhur si pasojë e implementimit të një teknologjie të re që nuk ndodhet as në rajon.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Liçaj tha se problemet vijnë për shkak të bashkimit të dy kompanive, Albtelecom dhe One Telecommunication".

Kompania ONE është themeluar në 1995 nga AMC dhe pastaj janë ndryshuar disa herë pronarët deri te AMC, Telecom, One. Duke pasur konkurrencë të fuqishme si Vodafone, ajo që ka ardhur, është implementimi i një teknologjie të re. Nga informacionet që kam marrë di  që kanë 2 milionë abonentë secila, individë dhe biznese, ka persona që kanë 2-3 numra. Kur vijnë teknologji të reja gjithmonë ka probleme. Rastin konkret nuk e di se cila ka qenë problemi. Kur erdhi në fillim dëgjova fjalë pozitive se do investonte.

Kanë bërë bashkim të dy kompanive më të mëdha në telekomunikacion. Telekomunikacioni është specifik dhe problematikat i ka të ndryshme.

Probleme të tilla kam pasur dhe unë. Të gjithë kompanitë e kanë, nëse do ishte problemi madhor nuk do kishte 2 milionë abonentë. Kemi vënë re, kemi vetëm një institucion që menaxhon këto lloj problemesh dhe ky institucion është i pavarur jo si të tjerat. Në këtë rast bëhet fjalë për AKEP është i pavarur. AKEP reagon gjithmonë, për rastin konkret di që ONE ka bashkëpunim. Po implementon një teknologji të re që s’është as në rajon. Problemi është tek bashkimi i dy kompanive. AKEP është publik dhe mbron interesin qytetar.

Në dijeninë time AKEP monitoron dhe mbikëqyr mbi 70% të infrastrukturave kritike dhe mban përgjegjësi për politikat e monitorimit dhe çdo gjë që ka të bëjë me këto rrjete. AKEP është përgjegjës për median, internetit, telefoninë. Nëse do i ankohemi të gjithë, dikush ka problem me internetit, televizorin, telefonin. Nëse shohim në këtë lloj diapazoni do shohim se funksionin, pasi problematikat janë të decentralizuara ndërkohë që shërbimi është të të gjithë format. Duke mos parë që nuk kanë ankesa të niveli të lartë e kanë komoditetin t’i përgjigjen.

Një nga kritikat që kam parë tek ky institucion  është që dominojnë juristët. Janë institucione që kanë nevojë për inxhinierë.

Më tej Liçaj tha se në Shqipëri ka zona kur nuk ka sinjal fare dhe jo më të flasim për 4G. Sipas ekspertit shpejtësia e internetit në vend është më e ulët në raport me atë që paguajnë qytetarët.

Në Shqipëri ka zona ku s’ka sinjal fare dhe jo të flasim për 4G. Akoma na del niveli i internetit më i ulëti na rajon dhe paguajmë më shumë. Shpejtësia është e ulët në raport me atë që paguajmë. Nëse paguajmë 4 G nuk duhet të ndryshojë shërbimi. Nëse ndryshon tregon që s’po zbatohet kontrata. Tranzicioni i kompanive ka bërë që mos të kemi mbulim 100% jemi popull që nuk ankohemi. Ne ankohemi harxhohet shpejt interneti. Zhvillimi i teknologjisë, rrjetet sociale kërkojnë internetin gjithë kohës, por duke parë rajonin dhe Evropën që është interneti pa limit, sa kohë e ka një ofertë që ka 2 mijë minuta dhe nuk i konsumon nuk duhet të ketë limit. Vendosim limit për të treguar një lloj matje. Mund të lëshojmë më shumë në cilësinë e shërbimit dhe çmimet më të ulëta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy