
Edhe pse mbrëmë pas takimeve në Berlin nuk u tha që palët janë pajtuar që të vazhdojë dialogu për shkak se taksa nuk është hequr ende, në konkluzionet e publikuara në faqen e Kancelarisë Gjermane thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar t’i implementojnë marrëveshjet e arritura si dhe të vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimet BE’së, shkruna sot Express.
Pas takimeve Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se nuk u arrit ndonjë marrëveshje, dhe të njëjtën e tha edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për media.
Në faqen zyrtare të Kancelarisë thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet e tyre për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe përsëri të jenë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të arritjes së një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare, shkruan Gazeta Express.
“Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociator gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me masa të ndërtimit të besimit”, thuhet në njoftimin e Kancelarisë Gjermane.
Aty u tha se palët ranë dakord që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një hapësirë ekonomike rajonale në përputhje me deklaratën e Samit të Sofjes në vitin 2018, dhe konkluzionet e Kryesisë së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër 2018.
Mirwpo, nga ana tjetwr, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pa kënaqur me atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit. Thaçi shkroi pas Samitit, se në këtë Samit nuk u mor një vendim i guximshëm nga Merkel apo Macron, po u mbyll me premtime abstrakte. Këto deklarata që nuk pasqyrojnë situatën reale politike në rajon, sipas kreut të Kosovës, nuk ndihmojnë për të marrë vendime të guximshme nga shtetet e rajonit.



