Në Tiranë po zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore READ, një aktivitet i rëndësishëm që mbledh kërkues shkencorë nga e gjithë bota me origjinë shqiptare.
Temat e diskutimit përfshijnë fusha si arsimi, shëndetësia, teknologjia dhe siguria, me synimin për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes diasporës shkencore dhe institucioneve shqiptare.
E ftuar në “MCN Informacion”, Emanuela Dyrmishi, eksperte sigurie dhe përfaqësuese e qeverisë italiane, si dhe drejtuese e disa prej paneleve të konferencës, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për krijimin e rrjeteve të qëndrueshme akademike dhe shkencore në Shqipëri.
Kemi pjesëmarrës nga universitetet më të njohura në botë, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët punojnë në institucione ndërkombëtare.
Qëllimi është të sjellim dije, përvojë dhe bashkëpunime konkrete me universitetet dhe institucionet në Shqipëri.
Konferenca organizohet në kuadër të programit Cain Brain, i cili synon angazhimin e trurit shqiptar jashtë vendit, përmes ftesës së kërkuesve që kanë ndërtuar karrierën e tyre në universitete dhe qendra kërkimore ndërkombëtare.
Në konferencë morën pjesë mbi 300 studiues nga fusha të ndryshme, si mjekësia, bujqësia, siguria, informatika, dhe shumë të tjera.
Shqipëria ka ende shumë për të bërë. Jashtë ka dije dhe eksperiencë, por duhet që ato të kthehen në projekte konkrete në vend.
Aktiviteti synon të krijojë rrjete bashkëpunimi afatgjatë për të mbështetur zhvillimin e arsimit, shkencës dhe inovacionit në Shqipëri, si dhe për të lidhur kërkuesit shqipëtar përmes kontributeve profesionale.



