Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në rrethana të dyshimta.
Sipas të dhënave nga ekspertiza mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes së të riut ka qenë asfiksia, çka përforcon pistën hetimore se ai është mbytur me qëllim, duke e klasifikuar ngjarjen si një vrasje.
Ekspertët e kriminalistikës po analizojnë automjetin e nxjerrë nga uji për të siguruar prova të reja që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.



