Pas takimit me Ramën, drejtorët në Vlorë japin dorëheqjen/ Dy grupe pune për analizë, afat deri më 15 korrik për emrat e rinj (VIDEO)

Pas takimit me Ramën, drejtorët në Vlorë japin dorëheqjen/ Dy grupe pune për analizë, afat deri më 15 korrik për emrat e rinj (VIDEO)

Pas kërkesës së Ramës, drejtuesit e Bashkisë Vlorë kanë dhënë dorëheqjen e tyre pranë kryebashkiakut Ermal Dredha. Korrespondentja Arjola Hasanaj tha në studion e MCN Live se janë ngritur dy grupe pune për analizën e performancës dhe propozimin e emrave të rinj të drejtorëve të rinj. 

Pas ultimatumit të kryeministrit gjatë ditës së djeshme në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Dredha. Menjëherë pas largimit të Ramës, Dredha ka mbledhur drejtuesit dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre. 

Rama ka ngritur 2 grupe pune për analizën e thelluar në nivel vendor. Grupi ia parë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Vëngu do të analizojnë performancën e drejtuesve rajonalë. 

Grupi i dytë Brisilda Cakerri, Zamira Sinaj dhe Ervisa Çaushi do të analizojnë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë Vlorë.

Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik duhet të përfundojë analiza për drejtuesit dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy