
Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për vizitën e Sekretarit Blinken në Tiranë, tha se vizita e Blinken shërbeu për të mbështetur regjimin e Edi Ramës.
Në studion e “Të paekspozuarit” në MCN tv, Bushati tha se teksa një pakicë ne vend do të na mbush mendjen se ne po jetojmë një demokraci që evoluon, disa “maskarenj amerikan” i japin të drejtë këtij gjykimi.
Ka një pakicë që po mundohet të na mbush mendjen e shumicës që ne po jetojmë një demokraci që evoluon dita-ditës, dhe ka ‘maskarenj amerikan’ që i japin të drejtë kësaj pakice dhe nuk flasin si unë me ty.
Unë jam kundër këtyre tipave amerikan që vijnë...
Mirë ja thonë Yuri Kim, më shumë u zbukurua ajo se Monika Kryemadhi, këto tetë vjet.



