
Një konflikt në familje në Durrës, ka përfunduar me plagosjen e gruas nga burri i saj.
Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.
32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



