Dosja hetimore e Kelmend Balilit, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mbi 2 mijë e 500 faqe janë përkthyer në kohë rekord, sipas Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Sakaq, Krimet e Rënda regjistruan procedim penal për Balilin, por ende nuk është vendosur urdhër-arresti.



