
Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, është i mendimit se drejtësia duhet të veprojë për personat e shpallur “non grata”, përfshirë edhe Sali Berishën.
Ai thotë se duhet të ndodhë një gjë e tillë, për shkak se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në botë dhe se duke qenë se fenomeni i korrupsionit e ka katandisur Shqipërinë në këtë nivel ekonomik dhe shqiptarët po braktisin vendin dhe duke qenë se mungojnë investimet e huaja, është krizë besimi e investitorëve të huaj, ndaj duhet që drejtësia të vendoset në vend.
Bejko tha për MCN TV se opinioni i drejtësisë ndikon tek investitorët e huaj.
Së dyti është një arsye politike një pjesë e të shpallurve non grata janë politike. Zoti Berisha de juro pretendon se është kryetar i PD, se de fakto është kryetar i një lëvizje, që ka ndarë partinë në dy pjesë, duhet të hetohet për të mirën e zotit Berisha por edhe për ne të tjerët. Ka zënë vendin e një lidershipi tjetër. Nëse do bëheshin këto hetime do jepeshin përgjigje për akuzat e DASH, për korrupsion.
Vendimi i DASH nuk është i karakterit ligjor por administrativ, ndoshta dhe politik por që i përkasin SHBA. Do bënte mirë për demokracinë në përgjithësi, por do ishte një raport besimi i drejtë në raport me zotin Berisha. Duke nxjerrë faktet, Berisha do largohej nga politika, ose qëndrimi ynë do ishte ndryshe nëse nuk provohej.
Bejko shtoi se me shumë gjasa zoti Berisha do jetë kryetar i lëvizjes që ka shpallur vetë, që sipas tij për momentin quhet Partia Demokratike, teksa nënvizoi se vendimi i gjykatës së faktit që ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit, është apeluar, është pranuar kërkesa e palës tjetër në Apel dhe do shihet se kujt do i përkasë sigla.
E sigurt është që janë dy parti, dhe 3-4 grupe. Grupi Berisha, grupi Basha, grupi si Kadilli etj., që mendojnë që s’duhet të jetë as njëri as tjetri dhe elektorati gri, që sheh se sherri ka dominuar mbi arsyen, imoraliteti mbi moralin. PD është më e përçarë se kurrë dhe Kuvendi i djeshëm ose Kongresi i djeshëm i zotit Berisha, vetëm sa e thelloi më tepër ndarjen.
Madje tashmë s’ka më idealistë brenda PD që ka besuar se zoti Berisha do ndryshonte në raport me votën. Pjesa më e madhe që nuk besonin te Basha, ndoqën Berishën. Dje provuan atë që ne dhe kemi thënë, është që ti besosh Berishës votën e lirë, është si ti lësh ujkut një qingj të vogël. U duk qartë se te Këshilli vetëm vota nuk është llogaritur. Ajo është pronë private e zotit Berisha.
Grupi parlamentar që pas 6 marsit e braktisi zotin Berisha, do shohim vendimet e grupit dhe çdo të ndodhë brenda PD pasi të shpallet vendimi i Apelit.
Lidhur me një qëndrim të tij që e quante stan Kuvendin e mbajtur një ditë më parë ku u zgjodh Këshilli Kombëtar i PD, Bejko sqaroi se stan është një metaforë duke thënë se ata që morën pjesë kolliten kur i vjen Berishës për të kollitur, pinë aspirinën kur i dhemb koka shefit, e ndjekin mbrapa, “ky është bariu pjesa tjetër është stani”.
Jam gjendur pjesë e këtij stani se në këto 32 vite PD është dominuar nga berishizmi. Ndaj e kam përmendur se PD nuk është parti e demokratëve, por parti personale e zotit Berisha. Lëvizje Berisha përderisa nuk ka dalë vendimi i Apelit, kjo është lëvizja e zotit Berisha. Mund të bëjë lëvizje me Metën. Në atë lëvizje ajo është pronë private e tij, gjithë ata që e drejtojnë këtë lëvizje, janë bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës.
Këta kanë qenë njerëz që në PD i ka mbajtur klani i Berishës. Në këtë Këshill nuk fiton Ibsen Elezi dhe Edvin Kulluri se ata janë dy zëra që nuk kontrollohen, kanë bërë kritika ndaj dyshes Basha-Berisha. Janë mikluar nga ofertat e Berishës dhe shkuan në sallë, shefi i kabinetit dhe zëdhënësja e Bashës nuk iu takonte të ishin aty, aty janë bërë thjesht kalkulime dhe jo votime.
Lidhur me takimet e zyrtarëve amerikanë me Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhi, Bejko tha se “ata janë Partia Demokratike”.
Në këtë linjë sqaroi se Alibeaj është kreu i grupit të PD, dy të tjerët janë pjesa e PD që presin përgjigje nga gjykata e Apelit.
Ai foli për ngutje nga ana e zotit Berisha për ta marrë partinë menjëherë, duke thënë se ishte pikërisht ai që caktoi datën 22 maj për të zgjedhur kryetarin e partisë.
Nuk mund të pranoj që pas 35 vitesh pluralizëm të kem kryetar partie dhe Kryeministër një person ‘non grata’ të SHBA. Nuk mund të pranoj që partia ime të bëjë peticione kundër linjës së SHBA. Sa i takon kthimit të disa figurave, është bërë gabim që me largimin e tyre. Shumica e grupit mungonte. Këta janë njerëz që e njohin mirë politikën dhe nuk ka dosje që zoti Berisha ti përdorë si të kapur.
Mendoni se i largoi vetëm zoti Basha? I largoi dyshja Basha-Berisha. Nuk mund të bënte Basha asgjë në kokën e vetë pa dijeninë e Berishës. Zoti Patozi tregoi karakter që nuk pranoi të kthehet.
Tregoi integritet duke treguar që politika bëhet edhe pa shkuar në forume. Kur PD mori vendim për përjashtimin e Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit, kam bërë një shkrim sa që në PD nuk më flisnin me gojë dhe më kanë sulmuar edhe personalisht, edhe njerëz të afërt dhe ndodhi që dy tre ditë më vonë u bë një miting që bënte PD para parlamentit, nuk më fliste njeri me gojë, vetëm se kërkoja të mos denigrohej vajza e Azem Hajdarit. Kam kërkuar të hiqet dorë nga anatemimi.



