Disa familje në zonën e Shkozës në Tiranë janë avakuuar nga policia dhe zjarrfikësit gjatë mesditës së sotme, për shkak të çarjes së një tubi gazi në një pikë karburanti.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, por Inspektoriati Shtetëror Teknik ka nisur hetimet për dokumentacionin e karburantiti që ndodhet në një zonë të banuar.



