
Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN” u rrëfye një histori emocionuese dhe frymëzuese për të ecur përpara.
E ftuar ishte inxhinierja Jonada Zhuka, e cila ndau me shikuesit historinë e jetës së saj.
Ajo tregoi sfidat që ka përjetuar që nga foshnjëria, kur u adoptua nga prindërit e saj, por edhe dashurinë e pakushtëzuar që ka marrë prej tyre ndër vite.
Jonada u shpreh se ndihet thellësisht mirënjohëse ndaj prindërve adoptues për gjithçka që i kanë dhënë.
Prindërit e mi vendosën të birësonin një fëmijë. Bënë të gjitha procedurat dhe donin një vajzë. Kur më panë për herë të parë, unë isha vetëm 6 muajshe dhe më morën menjëherë. U pëlqeva që në atë moment.
Jam rritur mes shumë dashuri nga prindërit dhe gjyshërit e mi.
Ajo mësoi se ishte e adoptuar kur ishte më e rritur, por lajmi nuk e tronditi.
Për mua nuk pati asnjë ndjenjë shoku. Madje nuk e kam pranuar kurrë që ajo nuk është nëna ime e vërtetë. Për mua nëna është ajo që më rriti me dashuri.
Ajo më ka mbajtur si kukull.
Kam pasur një marrëdhënie të veçantë me babin, i cili ndërroi jetë kur isha vetëm 15 vjeç, si pasojë e një aksidenti.
Me babin kam pasur një marrëdhënie shumë të veçantë. Ai më thërriste gjithmonë ‘lulja e babit’.
Kur e humba, ishte një dhimbje shumë e madhe për mua. Por babi donte që unë të dilja në jetë dhe të bëhesha dikushi. Sot mund t’i them: ja dola, babi. Jam bërë një grua e formuar.
Jonada theksoi se gjithçka që është sot ia dedikon prindërve të saj.
Prindër janë ata që të rrisin, që janë pranë teje në çdo moment, në gëzime dhe vështirësi. Mamin biologjike e falënderoj që më ka sjellë në jetë, por dashurinë më të madhe ma kanë dhënë prindërit që më rritën.
Më vonë, vazhdova studimet për inxhinieri mekanike në Tiranë dhe nuk u kthye më në fshatin e origjinës në Korçë.
Për një periudhë të gjatë 9 vite kam jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot jam bërë edhe vetë nënë. Kam jetuar për 9 vite në Amerikë dhe në atë kohë mami vinte shpesh për të më ndihmuar me vajzën.
Tani jam kthyer në Tiranë, ndërsa bashkëshorti është ende në Amerikë dhe pritet të kthehet.
Nuk e di ende nëse do të qëndroj apo do të rikthehem atje. Jam kthyer kryesisht për mamin, sepse ajo po kurohet këtu dhe dua të jem pranë saj.
Amerika është një botë me shumë mundësi, por Shqipëria mbetet gjithmonë një dëshirë e madhe. Kur jeton jashtë e kupton sa mall ke për vendin tënd.
Prindërit më kanë mësuar të jem e drejtë dhe të bëj mirë në jetë.



