Presidenti maqedonas Ivanov kundër gjuhës shqipe: Është jo kushtetues (VIDEO)

Presidenti maqedonas Ivanov kundër gjuhës shqipe: Është jo kushtetues (VIDEO)

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov u shpreh në fjalimin e tij përmbyllës për vitin 2017 para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë se ligji për gjuhët është jo kushtetues dhe represiv.

"Me këtë ligj për shkak të pikëve politike afatshkurte po vihet në pikëpyetje interesat e përhershme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Kërkesa për dygjuhësi është e rregulluar me amendamentin 5 nga Kushtetuta, e cila doli nga Marrëveshja e Ohrit, ku rregullohet çështja për gjuhën zyrtare në Maqedoni", tha Ivanov gjatë fjalimit.

Sipas presidentit, nuk ka terminologji precize çfarë është gjuhë zyrtare. "Ligji është represiv ata që pohojnë se ky Ligj është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet do t’i pyes me cilën kushtetutë dhe cilat ligje? Pas konsultimeve me ekspert mund të pohoj se ky Ligj për gjuhët nuk është kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit", ka thënë presidenti maqedonas.

Por në fjalën e tij Ivanov ka akuzuar edhe Qeverinë e Kosovës lidhur me ndihmën financiare që ka ndarë për familjarët e personave të vrarë në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

Ivanov tha e ky veprim është shenjë jo falemenderimi për ndihmën që siç u shpreh ai Maqedonia i ka dhënë gjatë krizës së refugjatëve. “Qeveria e Kosovës vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në aktet e dhunshme dhe terroriste në Gushincë dhe Kumanovë. Ashtu Qeveria e Kosovës e shprehi falemenderimin për kujdesin e mbi 350.000 refugjatëve kosovarë në vitin 1999, njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe kyçjen e Kosovës në bashkëpunimin rajonal”, tha Ivanov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy