“Malltretja” vëllimi poetik i Eduart Bardhit: Malli, humbja dhe mungesa, bashkë në një libër

“Malltretja” vëllimi poetik i Eduart Bardhit: Malli, humbja dhe mungesa, bashkë në një libër

“Malltretja” është vëllimi poetik i poetit të ri Eduart Bardhi.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai solli emocionet në krijimin e librit të tij të parë me poezi, në të cilin ndërthuren tre komponentë,  malli, humbja dhe mungesa për dikë.

Malltretja’, zhvillimi im i parë poetik, i cili ka njohur dritën e botimit disa ditë më parë është një vëllim poetik i cila përbën kryesisht nga 109 poezi, të ndara në tre cikle. Ajo çka unë kam pasur më shumë konfuzion për të gjithë veprën time politike ishte pikërisht titulli, për të cilën jam konsultuar me studiues, me pedagogë, me kritikë letrarë.

Por gjeta tiullin “Malltretja” që më përket mua si identitet, është një pelegrinë e shenjtë për të gjithë brendinë e librit.

Tretja, malltretja, është një titull të cilët unë i gjeta dy fjalë të shpërndara por që është një fjalë e cila nuk e hasim në fjalorin gjuhës shqipe.

Është një kompozim nga ana ime, malltretja bëhet fjalë për një mall, i cili jo se tretet, por një person i cili tretet nga malli, për dikë nga malli për diçka, apo nga malli edhe për një kohë të dikurshme.

Unë e kam lënë të kufizuar, por zakonisht poezia është shumë individuale, ka elemente personale.

Unë mendoj se janë tre komponentë kryesorë të cilat ndodhen pikërisht në vepër janë malli, humbja dhe mungesa të cilat orbitohen me njëra-tjetrën, ndonjëherë largohen këto komponentë, ndërsa ndonjëherë afrohen.

Për kur afrohen formohet konvergjenca e malltretjes, dhe unë mendoj ashtu si unë kam shkruar për veten time nuk është vetëm formë personale kam menduar edhe në një formë universale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy