
Prej më shumë se dy vitesh Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme ekonomike. Ekspertja e ekonomisë, Erjola Hoxha në studion e lajmeve në MCN Live u shpreh se nuk ka qenë aspak surprizë ky raport i BSH-së, kjo për shkak të krizave të njëpasnjëshme që pësoi vendi ynë.
Ajo tha se luhatjet janë të natyrshme dhe janë sipas sektorëve, ndërsa shtoi se kriza ekonomike është e ndikuar nga faktorët e jashtëm. Sipas Hoxhës, besimi i konsumatorëve ka rënë, prandaj qeveria duhet të ndërveprojë duke marrë masa që në vitin 2023 të mos jemi sërish në të njëjtat nivele.
Në fakt për të vijuar dhe për të bërë paralelizëm raporti i BSH-së ka vërtet një publik të gamave të dhënave mujore, por ato kanë qenë variabël pas krizave të njëpasnjëshme që pësoi Shqipëria. Por e rëndësishme është që ne të dimë se besimi i konsumatorëve është në këto shifra dhe se kriza ekonomike është e ndikuar nga faktorët e jashtëm. Nuk ka qenë surprizë, ka pasur luhatje të ndryshme sipas sektorëve të ndryshëm. Rendësi ka që ekonomia shqiptare është e induktuar nga importet e jashtme. Që trendi në ekonominë shqiptare të mos jetë në të njëjtat nivele edhe vitin e ardhshëm, besoj se qeveria duhet të ndërveprojë dhe të marrë masa.
Më tej duke ju referuar samitit të BE-së që u mbajt dy ditë më parë në Tiranë, Hoxha tha se një nga mesazhet kryesore për gjithë paketën e madhe financiare të dhënë prej saj për këto 6 vende ishte vetëm duke luftuar korrupsionin.
Në samitin e BE, u pa një këndvështrim i ofrimit të mundësive dhe rolit të Shqipërisë se si do ti përballonte këto sfida dhe një nga mesazhet kryesore për gjithë paketën e madhe financiare që ofroi BE për të gjitha vendet përpos rëndësisë që i dha strukturave gjeopolitike, ishte që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë shuma të fuqishme në vijim vetëm nëse ata luftojnë korrupsionin dhe ngrenë strukturat e nevojshme për ta luftuar atë, dhe kjo jo vetëm për Shqipërinë. Korrupsionin nuk mund ta mohojmë dhe duhet të luftohet, si atë pasiv dhe atë fiktiv.



