
Një djalë 13-vjeçar në Utah vdiq nga plagët e marra pas një shembje mali me rërë fundjavën e kaluar, sipas Utah State Parks.
Kujdestarët e parkut besojnë se adoleshenti, Ian Spendlove nga Santa Clara, Utah, kishte gërmuar një tunel në anën e një mali rëre në Parkun Shtetëror Coral Pink Sand Dunes të shtunën kur ajo u shemb, duke e zënë atë poshtë.
Vizitorët e parkut aty pranë dhe stafi i parkut shtetëror filluan të gërmojnë për të gjetur adoleshentin pasi një anëtar i familjes dëshmoi shembjen rreth orës 17:30 dhe ai u gjend mw shumë se një metër nën rërë rreth orës 5:53 pasdite.
Ai u transportua me avion në Spitalin Rajonal St. George dhe më pas u transferua në Spitalin Primar të Fëmijëve në Solt Lake City. Të dielën, megjithatë, ai nuk kishte rifituar aktivitetin e trurit dhe u shpall i vdekur, sipas Utah State Parks.
“Divizioni i Parkut Shtetëror të Utah-s shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjen e Ian Spendlove të prekur nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratë.



