
Shqipëria tashmë është mes vendeve që ka vendosur të strehojë rreth 3 mijë afganë të cilët janë duke u larguar nga vendi i tyre pas marrjes së Afganistanit nga Talebanët.
Lidhur me këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ishte i ftuar eksperti i sigurisë Adrian Shtuni i cili e cilësoi të drejtë këtë vendim ndërsa shtoi se ardhja e tyre nuk përbën asnjë rrezik për Shqipërinë pasi sipas tij ata janë njerëz që kalojnë në filtër para se të vinë në destinacion.
Për çdo vend serioz ka një sistem vlerash dhe një strategji për interesat e veta kombëtare. Vendimi i Shqipërisë për afganët është jo vetëm i drejtë nga aspekti humanitar por edhe i duhur nga ai strategjik pasi inicimi u diskutua nga SHBA që i kërkuan Shqipërisë strehimin e refugjatëve. Duke qenë se Shqipëria është aleate e NATO-s dhe SHBA-ve ka dhe obligime dhe ne duke vendosur të marrim këta refugjatë afganë kemi bërë gjënë e duhur. Këta nuk janë njerëz që janë duke ardhur në këmbë duke kaluar ilegalisht kufijtë nëse do vinë aty do vinë me avion ushtarak dhe do filtrohen para se të vinë. Dhe janë në proces për marrjen e vizës për në SHBA dhe me çfarë është diskutuar do qëndrojnë tranzit në Shqipëri. Pra duhet të kemi parasysh që nuk po hyjnë ilegalisht por po vinë në mënyrë zyrtare dhe kjo duhet ti bëjë njerëzit të kenë pak më shumë siguri pavarësisht se nuk ka mënyrë kategorike të eliminohet çdo lloj shqetësimi që do sjellin këta. Por shteti shqiptar i ka përgjegjësitë e saj të qarta. Është normale që Shqipëria të shqetësohet. Pse vinë këtu pse si marrin të tjerët. Unë jam dakord por e para e punës afganët nuk janë arabë por indo-europianë. E dyta Arabia duhet të marri pjesën e vet por vendet e tjera nuk duhet të rrinë të presin derisa sa Arabia Saudite të vendosi. Fatkeqësisht janë komente që nuk ndihmojnë askënd por fatmirësisht humanizmi përcaktohet nga vlera morale. Të mundohemi të ndihmojmë aty ku mundemi.
Ndërsa lidhur me zhvillimet se talebanët tashmë kanë shpallur Emiratin Islamik të Afganistanit dhe nga sot bashkëthemeluesi i tyre ka mbërritur në Kabul për negociatat për qeverinë e re, Shtuni komentoi se kjo nuk është diçka e mirë as për Afganistanin dhe popullin e tij, por as për NATON-n DHE SHBA-të. Duke e cilësuar si gjënë e duhur tërheqjen e SHBA-ve pas 20 vitesh ai theksoi se tashmë mbetet për tu parë nëse do krijohet qeveria me bazë të gjerë siç premtojnë talebanët duke e njohur qeverisjen e tyre më herët.
Nuk është lajm i mirë as për Afganistanin as për NATO, as për SHBA, mund të jetë lajm i mirë për Rusinë, por për popullin e afganit nuk është lajm i mirë. I njohim prioritet e talebanëve dhe prandaj një pjesë e mirë e tyre po kërkojnë të largohen. Tërheqja pas 20 vitesh ishte gjëja e duhur por mënyra si është bërë tregon se nuk ka pasur një planifikim të detajuar apo të saktë se çfarë ishte duke ndodhur. Duhet të shohim edhe që ata që kanë punuar në terren se nuk mund të planifikosh gjithçka në prefeksion, duke parë se çfarë është duke ndodhur pjesa kryesore e dështimit dhe gjithçka u shkri si bora për 11 ditë. 31 gushti është shumë afër duke pasur parasysh se numri që duhet evakuuar është i konsiderueshëm mendoj se nuk është i mjaftueshëm, megjithëse presidenti tha që do rrimë aty deri në fund të evakuimit. Situata është shqetësuese si në planin humanitar ashtu dhe në atë të sigurisë. Kush e ka ndjekur e ka pasur të qartë se kapacitetet e ushtrisë afgane për ta mbajtur Afganistanin ishin të dyshimta. Fatkeqësisht numri i statistikave nuk ishte numri real dhe ky është dhe rezultati që talebanët arritën të marrin Afganistanin kaq shpejt. Po të shohim se çfarë ka ndodhur nën qeverisjen e talebanëve gratë kanë qenë ato që kanë vuajtur më shumë barbarizmin por dhe gjithë shoqëria. Por ata shprehen ndryshe tani dhe mbetet të shohim nëse do krijohet qeveria me bazë të gjerë.



