Tela: Gjykata e Lartë e ka shumë të vështirë të gjejë arsye për ta kaluar Veliajn nga qelia në “arrest shtëpie”

Tela: Gjykata e Lartë e ka shumë të vështirë të gjejë arsye për ta kaluar Veliajn nga qelia në “arrest shtëpie”

 

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë.

 

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se Gjykata e Lartë do ta ketë shumë të vështirë të gjejë argumente për ta kaluar Veliajn nga “arresti me burg” në “arrest shtëpie” apo në masën “detyrim paraqitjeje”.

 

Në gjykatë, precedenti është shumë i rëndësishëm. Aktualisht kemi tre politikanë të lartë në ‘arrest me burg’: Ilir Metën, Ilir Beqajn dhe Erion Veliajn.

 

Nëse do të kishte një ndryshim mase sigurie, logjikisht do të duhej të liroheshin më parë Meta dhe Beqaj, pasi ata nuk kanë më funksione publike. Ndërkohë, Erion Veliaj është ende kryetar bashkie në detyrë.

 

Për këtë arsye, mendoj se gjykata po ndjek arsyetimin e kërkuar nga Prokuroria dhe të mbështetur nga gjykatat e mëparshme. 

 

Një person me funksion të lartë publik si Veliaj, i cili ka pasur përplasje dhe qëndrime agresive ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të shkallës së parë, si edhe vijimësi të këtyre qëndrimeve në dalje publike, e vendos gjykatën në një pozitë të vështirë për të argumentuar lirimin e tij.

 

Arsyetimi që duhet të marrë Gjykata e Lartë në vijim mendoj se është shumë i vështirë për të gjetur një bazë që Veliaj të kalojë nga qelia në ‘arrest shtëpie’ apo në ‘detyrim paraqitjeje’.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy