Arrestohet në Bjellorusi babai i Mashës, vajzës pacifiste ruse

Arrestohet në Bjellorusi babai i Mashës, vajzës pacifiste ruse

Shtetasi rus Alexei Moskalev, i dënuar me dy vjet burg për çnderimin e Rusisë pasi vajza e tij Masha vizatoi një vizatim kundër luftës në shkollë, është arrestuar në Minsk të Bjellorusisë.

Moskalev i kishte shpëtuar arrestit shtëpiak në fillim të marsit pas një hetimi policor pasi vajza e tij, nxënëse e klasës së gjashtë, refuzoi të ndiqte një mësim patriotik në shkollën e saj dhe bëri disa vizatime që tregonin raketa të hedhura mbi një familje që qëndronte nën flamurin ukrainas dhe një thënie “Lavdi Ukrainës!”.

Moskalev u dënua me dy vjet burg si dënim për kritikat e tij ndaj politikave të Kremlinit në postimet e bëra në rrjetet sociale, në të cilat ai e quajti regjimin rus “terrorist” dhe i përshkroi trupat e ushtrisë ruse si përdhunues.

Ndërkohë 12-vjeçarja u internua në një qendër për rehabilitimin e të miturve.

Policia e arrestoi Moskalyo në Minsk të Bjellorusisë, lajm i konfirmuar nga avokati i tij, aktivisti për të drejtat e njeriut Dmitry Zakhvatov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy