E strehuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, burri hebre i trashëgon 2 milionë euro fshatit francez

E strehuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, burri hebre i trashëgon 2 milionë euro fshatit francez

Fshati i largët i Chambon-sur-Lignon në Francën jugore ka marrë një donacion të papritur prej 2 milion eurosh, një pasuri e madhe për një fshat të vogël me 2,500 banorë.

Hebreu austriak Erich Schwam i la trashëgiminë e tij fshatit pasi banorët e tij e fshehën atë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai ishte fëmijë.

Schëam vdiq në fund të dhjetorit në moshën 90-vjeçare në Lyon, duke mos lënë pas asnjë të afërm.

"Kjo me të vërtetë na preku shumë. Ajo që duhet të dimë gjithashtu është se është puna e një jete të tërë. Dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme" është shprehur Denise Vallat, Asistente e Kulturës në Bashkinë e Qytetit Chambon-sur-Lignon.

Nënkryetari i bashkisë dhe ish-profesor historie po përpiqet të rindërtojë jetën e Schwam, i cili pas luftës u transferua në Lyon për të studiuar farmaci dhe më pas u martua atje.

Në Chambon sur Lignon, vetëm një person e mban mend atë, thotë Vallet.

Rreth 1500 deri në 4,000 hebrenj dhe jo-hebrenj, 30 përqind e të cilëve ishin fëmijë, gjetën strehë në këtë zonë të largët dhe të pyllëzuar prej 500 km katrorë, e njohur si pllaja. Një rajon ku tradita e mikpritjes ishte e forte dhe gjatë periudhës mes dy luftërave u ndërtuan shumë shtëpi pushimi për fëmijët e qytetit.

Paratë e dhuruara nga Erich Schwam të cilat përfaqësojnë dy të tretat e buxhetit vjetor të komunës do të përdoren për projekte rinore dhe zhvillim ashtu siç edhe ai vetë ka kërkuar.

*Burimi Euronews

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy