Adelina Ismaili ka pak kohë që është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë dhe mban emrin Uliks.
Ka qenë bashkëshorti i saj, Val Krasniqi i cili në faqen e tij në Facebook ka publikuar foton e tyre.
Uliks shihet në foto i veshur me një bluzë që mban simbolin e grupit rroker më të famshëm të AC/DC dhe mban syze dielli. Ndërsa Adelina si gjithmonë shkëlqen dhe po shijon çastin me djalin e saj.



