24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid-19/ Rama: Lajm i bukur

24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid-19/ Rama: Lajm i bukur

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot lajm të bukur që në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID-19.

Kreu i qeverisë u shpreh se që nga marsi i vitit të kaluar këto ishin 24 orët e para që nuk u paraqit asnjë i sëmurë në spital.

“Lajmi i bukur. Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, – tha Rama.

Që prej fillimit të pandemisë në mars 2020 në vendin tonë janë shënuar 131,577 raste pozitive, 2408 kanë humbur jetën.

Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv janë kryer 572,226 vaksinime, ndërsa në vend kanë mbërritur më shumë se 748,400 doza vaksine.

Shqipëria ndodhet në një situatë të qëndrueshme dhe të kontrolluar të pandemisë COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy