
Rusia po angazhon 60 mijë ushtarë të tjerë në Ukrainë. Një lajm i tillë pretendohet nga ushtria ukrainase, cituar nga The Guardian.
Forcat e Kievit, publikuan një raport të tyre operativ mëngjesin e kësaj të hëne, duke pretenduar se Moska ka lançuar një “mobilizim të fshehur”, për të rindërtuar njësitë e humbura në Ukrainë.
Ndërkohë Ukraina pretendon se forcat e Kievit, parandaluan shtatë sulme në territorin e Donetsk dhe Luhansk, në 24 orët e fundit.



