I diplomuar, njeri jo shumë besimtar, i martuar herët, njeri që priret drejt tradhtisë apo që i ka prindërit të divorcuar. Ky është profili i një njeriu që ka probabilitetin më të madh për t’u divorcuar. Të njëjtët elementë vlejnë edhe për femrat.
Psikologu i Ball State University, Justin Lehmiller, i ka renditur këta pesë tregues në blogun e tij “Sex and Psichology”.
Sipas tij, në jetëgjatësinë e një çifti ndikon shumë mosha në të cilën martohen apo nisin bashkëjetesën.
“Sa më herët të martohen dy njerëz, aq më të mëdha janë mundësitë që ata të divorcohen”, thuhet në studimin e tij. Sipas Lehmiller, mosha ideale për martesë është 25-32 vjeç.
Arsimi ndikon në jetëgjatësinë e martesës. Femrat e diplomuara kanë 41% shanse që të kenë një martesë mbi 20-vjeçare, ndërsa për meshkujt, kjo shifër qëndron në 47%. Më i ulët është probabiliteti për ata që kanë nivel më të ulët arsimimi.
Një tjetër sjellje që vë në rrezik lidhjen është tradhtia, thotë psikologu. Megjithatë, një studim i publikuar në “Journal of Social and Personal Relationship” nuk jep një përfundim të qartë nëse tradhtia i shton divorcet apo martesa që po shkon drejt divorcit përfundon me tradhti.
Gjithashtu, edhe besimi fetar duket se ka ndikim në martesë, duke e shtuar probablilitetin për një martesë jetëgjatë.
Por edhe historia e prindërve të dy partnerëve duket se pasqyrohet në martesën e tyre. Pra fëmijë që vijnë nga prindër të divorcuar kanë më shumë probabilitet të divorcohen në të ardhmen.
Sipas psikologut Lehmiller, ndryshe nga sa mund të mendohet, përdorimi i pornos nuk ka ndikim në martesë. Edhe pse shumë studiues e kanë parë si faktor risku, nuk është ende e qartë nëse pornoja është mes shkaqeve të divorcit apo thjesht shenjë e një krize. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



