Shefi ekzekutiv i Bankers Petroleum, kompanisë më të madhe të nxjerrjes së naftës në vend, Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën me urdhër të Prokurorisë së Fierit me akuza për krijimin e një skeme mashtrimi me të ardhurat, pastrimin e produkteve të veprës penale si dhe shpërdorim detyre.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se abuzohet për shkak të marrëveshjes së hidrokarbureve që është bërë në fillim dhe operon Banker Petoleum. Po ashtu Soko tha se prokuroria është futur në hetime pasi edhe brenda kësaj marrëveshjeje ka shkelje.
Marrëveshja e hidrokarbureve që operon Bankers Petroleum është anatemuar që në momentin e parë. Ne në marrëveshjen e hidrokarbureve kemi përcaktuar që fitimi që do dalë nga operacionet e naftës do të ndahet 50 me 50 me operatorin. 50% shteti dhe 50 privati. Kleçka është që i kemi lënë të drejtë operatorit të mbulojë shpenzimet që ka kryer, duke përfshirë shpenzimet operative dhe shpenzimet dhe pastaj të ndajmë pjesën që mbetet. Problemi u has që në 2006 kur u tha se kur do t’i fillojë t’i mbulojë shpenzimet.
Problemi është që u pa që Shqipëria duke qenë se ka dhe institucionet e dobëta, filluan të abuzonin. Për të mos arritur për të dalë me fitim, rritën, frynë shpenzimet dhe koston e investimeve. Ky është mekanizmi nga pikëpamja financiare.
Nëse me këtë fuqi dhe korrupsion që kemi, me këtë dobësi që kemi i bie që Bankers Petroleum të mos na japë lekë. Në 2008 Ministria e Financave merr vendim dhe thotë do të prezantojmë një taksë të re, që ishte renta minerare. Renta minerare është 1/10 e prodhimit. Për çdo 10 litra naftë, do ia japësh shtetit.
Diskutimi ishte kur do dalësh me fitim, kur do të fillojmë ne të ndajmë fitimin. Këtu është bonusi që duhet të kemi. Akuzat gjatë kësaj kohe për Bankers Petroleum, po bëhet dekada e dytë që Bankers Petroleum në qendër të goditjes së gazetarisë investigative, pjesës së ekspertëve për shpenzime. Kemi pasur konflikte mes institucioneve dhe Bankers Petroleum që janë mbyllur. Në 2015 Tatimet i vendosen gjobë Bankers Petroleum 54 milionë euro. Bankers Petroleum shkoi në Arbitrazh dhe e fituan sepse problematika kryesore është që në momentin që kryhet evazioni fiskal i mbështetur në kontratë nuk mund ta provosh më. Kontrata që në fillim u vendos në këto kushte.
Kryetari i bordit të Bankers Petroleum në 2004, ka qenë gjenerali amerikan që ka çliruar Kosovës. I tejkalonte interesat ekonomikë.
Një pjesë e mirë e problematikave që hasen sot është nga marrëveshja e hidrokarbureve. S’ka ndalesa për pagat, mund ta vendosë sa të dojë.
Abuzohet për shkak të marrëveshjes, është futur prokuroria se dhe këtë marrëveshje të keqe që ka e ka shkelur diku. 14 urdhër arreste është gjithë zinxhiri drejtues ndër vote. Dëgjova se pjesa më e madhe ishin aktualët.
Nuk më pëlqen heshtja, errësira e informacionit.



