“Teatri”, pushohet dosja ndaj Maznikut e Fushës (VIDEO)

“Teatri”, pushohet dosja ndaj Maznikut e Fushës (VIDEO)

Teksa këtë të mërkurë pritej që dosja në ngarkim të zv.kryebashkiakut Arbian Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha të kalonte në SPAK, një vendim suprizë vjen nga Gjykata e Tiranës.

Dhoma penale ka vendosur ta pushojë çështjen ndaj tyre, me argumentin se dy te pandehurit nuk kanë kryer vepër penale.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe përfaqësuesja ligjore e artistëve, Adriana Kalaja, shprehu zhgënjimin për vendimin e gjyqtarit Tona.

Për këtë, Kalaja paralajmëroi kallëzim penal në SPAK, për gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona.

Në seancën e kaluar, Aleanca sëbashku me prokurorin, kishin vendosur që çështja të hetohej nga SPAK, për shkak se akuza për dy të pandehurit është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme.

Ndaj Maznikut dhe Fushës rëndonte akuza e “shpërdorimit të detyrës” dhe korrupsionit pasiv.

Zv.kryebashkiaku i Tiranës, Arbian Mazniku, akuzohej nga artistët se ishte paguar hotelin 1500 euro nata, në Barcelonë të Spanjës,  për të favorizuar kompaninë e Shkëlqim Fushës, për tenderin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy