Papa vazhdon të lutet për pacientët me koronavirus dhe për të gjitha vështirësitë që ka sjellë në Europë, por edhe në botë pandemia.
"Sot do të doja të bëja një lutje të veçantë për familjet që gjenden me fëmijët e tyre në shtëpi sepse shkollat janë të mbyllura për siguri dhe duhet të menaxhojnë një situatë të vështirë, ta bëjnë këtë me me paqe dhe gjithashtu me gëzim", ai tha në hyrje të meshës në Santa Marta.
Në veçanti, Papa u lut për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara.
"Qendrat e pritjes janë të mbyllura" dhe personat me aftësi të kufizuara janë gjithashtu në shtëpi. "Le të lutemi për familjet që ata të mos humbasin paqen në këtë moment" dhe të mund të përballen me këtë situatë "me forcë dhe gëzim", përfundoi Papa.



