Shkenctarët po zhvillojnë vaksina për pandemi të ardhshme nga “Sëmundja X”

Shkenctarët po zhvillojnë vaksina për pandemi të ardhshme nga “Sëmundja X”

Shkencëtarët britanikë po zhvillojnë tashmë vaksina për një pandemi të ardhshme të “Sëmundjes X”, raportoi Sky News të hënën. Pas Covid-19, studiuesit besojnë se patogjenët vdekjeprurës të kafshëve, përfshirë gripin e shpendëve, linë e majmunëve dhe hantavirusin, mund të evoluojnë për të infektuar njerëzit.

Hulumtimi po kryhet nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) në kompleksin laboratorik të sigurisë së lartë Porton Down në Wiltshire. Qendra e Zhvillimit dhe Vlerësimit të Vaksinave të Porton Down është zgjeruar që nga pandemia e koronavirusit dhe 200 shkencëtarë tani po zhvillojnë vaksina për viruset e kafshëve që ende nuk i kanë infektuar njerëzit.

"Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu është të sigurojmë që të përgatitemi në mënyrë që nëse kemi një sëmundje të re X, një patogjen të ri, të kemi bërë një pjesë të mirë të punës," tha për Sky News, shefja e UKHSA, Dame Jenny Harries. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy